Shteti polak ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për blerjen e 180 tankeve K2 Black Panther nga Hyundai Rotem i Koresë së Jugut, me vlerë rreth 6.5 miliardë dollarë.
Nga këto, 117 njësi do ndërtohen në Korenë e Jugut, ndërsa 63 njësi – varianti i modifikuar “K2 PL” – do ndërtohen në Poloni nga kompania shtetërore PGZ.
Përfshihen gjithashtu 81 automjete shkolle mbështetëse dhe një paketë trajnimi-logjistike e transferim të teknologjisë,
Përmes kësaj marrëveshjeje, Polonia synon që deri në vitin 2030 të mbajë mbi 1 100 tanke moderne, duke përfshirë modelet Abrams dhe Leopard, dhe në këtë mënyrë të tejkalojë në numër total flotën e tankeve të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë së bashku.
Kjo kontratë vijon atë të mëparshmen (2022) për 180 K2, të cilat po dorëzohen deri në fund të 2025-së.
Deri në muajin mars të vitit 2025 Polonia kishte marrë rreth 110 nga këto tanke, shkruan reuters.
Ndryshe, koreano-jugorët thonë se ky është eksporti më i madh ndonjëherë në historinë e tyre të mbrojtjes.