Policia zbuloi detajet e sulmit në kishën në Stamboll: Sulmuesit u kapën nga paniku për shkak të bllokimit të armës

Policia në Turqi ka publikuar informacione të reja për sulmin në kishën në Stamboll dhe ka thënë se deri më tani ka arrestuar 51 persona që kanë lidhje me sulmin apo vetë sulmuesit.

Siç njofton policia e Stambollit, 52-vjeçari Murat Cihan Tuncer mbeti i vrarë nga sulmi në kishë.

Menjëherë pas sulmit, policia kreu bastisje dhe arrestoi shtetas të Taxhikistanit, Rusisë dhe Turqisë.

“Në rastin ka punuar një ekip prej 150 personash dhe fillimisht janë zbuluar veturat e të dyshuarve. Ekipet kanë ndjekur rrugën e veturave dhe kanë përcaktuar se ku kanë shkuar të dyshuarit. Gjithashtu janë dorëzuar 23 persona të dyshuar si të përfshirë në sulm. në qendrën e deportimit dhe policia vazhdon procedurën për 28 të dyshuar”, sqaruan ata.

Nga ana tjetër, u konstatua se automjeti i përdorur nga të dyshuarit në incident ishte importuar nga Polonia në Turqi një vit më parë.

“U zbulua se të dyshuarit kanë rënë në panik dhe kanë ikur pasi është bllokuar arma”, ka thënë policia.

Pak më herët, të ashtuquajturat Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai ishte në përgjigje të thirrjeve të liderit të kësaj organizate terroriste për të sulmuar hebrenjtë dhe të krishterët.

Kategoritë
BotaLajme