Largimi i barrikadave ka nisur disa minuta pasi Kryetari Lulzim Hetemi arriti të futej brenda objektit të komunës, në zyrën e kryetarit.
Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës së Leposaviqit, aty është vendosur flamuri i Kosovës.
Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve.
Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.
Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.