Policia me njoftim zyrtar për plagosjen e serbit në veri: Suspendohen katër zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor dyshohet se e ka plagosur serbin Milan Jovanovic mbrëmë në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një komunikate për media, nga Policia kanë thënë se si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri.

Tutje, thuhet se ndaj tij dhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast janë marrë masa të suspendimit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi