Policia izraelite sulmoi gazetarët turq në Jerusalem, thyen kamerën e tyre me armë

Gazetarët e stacionit televiziv kombëtar TRT News raportuan se forcat izraelite bllokuan dhe përdorin forcë kundër palestinezëve që po shkonin drejt xhamisë Al-Aksa për faljen e së premtes.

Policia izraelite ndërhyri fizikisht në punën e ekipit të TRT News, duke i thyer kamerën me armë teksa po punonin për të pasqyruar ngjarjen.Ndonëse kamera është dëmtuar, gazetari i TRT tha se do të vazhdojë të monitorojë sulmet në Palestinë. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, policia izraelite hodhi gaz lotsjellës në zonën ku ndodhet xhamia.

Këtë javë, forcat izraelite qëndruan përsëri në rrugën e lutjeve të zakonshme të së Premtes, duke vendosur kufizime për palestinezët që dëshironin të faleshin në xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jeruzalemit Lindor të pushtuar.

Kategoritë
BotaLajme