Policia e Londrës shpiku një mënyrë origjinale për të ndaluar bandën “Rolex Ripper”

Policia britanike doli me një truk mjaft origjinal për t’i dhënë fund bandës londineze “Rolex Ripper” që po terrorizon rrugët e Londrës.

Scotland Yard ka vendosur një skuadër oficerësh të fshehtë që paraqiten si viktima në një operacion të paprecedentë për të kapur të ashtuquajturit Rolex Rippers përgjegjës për një varg grabitjesh të dhunshme të orëve në të gjithë kryeqytetin.

Një grup oficerësh me rroba civile dolën vullnetarë për të mbajtur orët e vlefshme pasi analizat zbuluan se hajdutët tentojnë të synojnë viktimat e pasura që largohen nga pubet dhe klubet midis orës 23:00 dhe 4 të mëngjesit, të enjten deri të shtunën mbrëma në Soho, ku ndodhin 40 për qind e grabitjeve të orëve në Londër.

Në një operacion shumë të shënjestruar, oficerët e fshehtë u dërguan në rrugët e njohura si pikat e nxehta natën vonë, ku u bënë shpejt pre e grabitësve, pa e ditur se ata ishin objektivat e vërtetë.

Në momentin që i janë afruar viktimës, e cila pretendonte se ishte në gjendje të dehur, policët e tjerë i vinin në ndihmë dhe mposhtën me shpejtësi grabitësit.

Policia e Londrës ka publikuar edhe një video se si duket në praktikë.

Kategoritë
BotaLajme