Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona për falsifikim të dokumenteve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona gjatë operacioneve policore të cilat i ka kryer në disa lokacione në Prishtinës, në të cilat aksione janë gjetur falsifikime të dokumenteve, patentë shofer e kartela të tjera të identitetit.

Përmes një konference për media, kolonel Florije Hajra tha se janë kryer dy operacione në rajonin e Prishtinës, ku janë gjetur disa punëtori apo laboratorë në të cilat janë kryer falsifikime të dokumenteve të ndryshme.

Ajo tha se operacionet janë kryer në bashkëpunim me Europil-in, Shqipërinë, etj.

“Operacioni i parë është realizuar vitin e kaluar më 29 tetor, ku janë bastisur pesë lokacione, kryesisht  në rajonin e Prishtinës. Janë arrestuar tre persona. Janë bastisur 12 lokacione dhe janë ndalur 9 persona të dyshimtë. Në të dy këto operacione janë gjetur laboratorë të pajisur me materiale për prodhimin e dokumenteve të ndryshme pasaporta, patentë shoferi, kartela identifikimi nga 16 shtete të BE-së. Dy person në mbajte dhe të tjerët në paraburgim. Hetimet janë kryer me Europol-in, Shqipërinë. Janë sekuestruar aparatura materiale, dokumentet. Të gjitha këto prova materiale do të shkojnë për ekzaminim”, ka thënë Hajra.

Kategoritë
LajmeVendi