

Duke iu përgjigjur gazetarëve në qytetin Požega, në pyetjen nëse raketa hipersonike përbën kërcënim për Kroacinë, Plenković tha se bëhet fjalë për një armë serioze për të cilën Kroacia do të diskutojë me partnerët e saj në NATO, raportoi agjencia HINA.
“Do të bisedojmë me partnerët tanë në aleancën NATO dhe do t’i paralajmërojmë për një armatim të tillë, i cili është një risi në arsenalin e Vojska Srbije,” tha Plenković.
Ai gjithashtu theksoi se Kroacia gjatë këtyre viteve ka investuar shumë në forcimin e ushtrisë së saj.