Planet për armë me Ukrainën, Kremlini në panik paralajmëron Merzin e Gjermanisë: Provokim i rrezikshëm

Pas deklaratave të fundit të kancelarit gjerman Friedrich Merz, në lidhje me planet për prodhim të përbashkët me Ukrainën të armëve me rreze të gjatë, ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka cilësuar vendimin si një provokim të mëtejshëm në luftën në Ukrainë.

“Kjo është një prirje shumë e rrezikshme, një qëndrim i papërgjegjshëm që po mban Gjermania,”- ka thënë Peskov, raporton DW.

Kujtojmë se, Merz, gjatë konferencës për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se armët e prodhuara përmes këtij bashkëpunimi mund të përdoren për të goditur objektiva edhe brenda territorit rus.

Kategoritë
BotaLajme