Plagosje me armë zjarri në një lokal në Bajram Curr

Një plagosje me armë është raportuar pak minuta më parë në brendësi të një lokali në Barjam Curr.

Pas një sherri mes disa personave nën efektin e alkoolit, është plagosur një 60-vjeçar në këmbë i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.

61-vjeçari i plagosur, Din Qeleposhi është dërguar në spitalin e Gjakovës ku po merr mjekimet dhe nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.

Grupi prej gjashtë personash janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Policinë e  Tropojës.

Kategoritë
LajmeVendi