Pjesëtarët e FSK-së në Britani, Osmani u uron sukses

Dje është nisur Kontingjenti i FSK-së në Britaninë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Me ç’rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar ushtarët kosovarë për sukses, kështu duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi