‘Piranjat’ pretendojnë se kanë inçizuar një ushtar armen të KFOR’it teksa blen ‘substanca narkotike’

Emisioni investigativ “Piranjat” në episodin që ka transmetuar mbrëmë pretendon se ka zbuluar një skandal që lidhet me një ushtar armen që shërben në kuadër KFOR-it, e i cili shihet në videon e publikuar teksa “blen substancë narkotike” nga disa persona të panjohur.

“Piranjat” në videon e publikuar, kanë biseduar me dy shpërndarës droge, të cilët pretendojnë se gjatë pesë  viteve të fundit u “shesin marihuanë dhe kokainë dhe se në këmbim, marrin para, naftë e xhaketa ushatarke”.

Një prej shpërndarësve pretendon se ka edhe pamje “ku shihen ushtarët e KFOR’it duke marrë substance narkotike”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi