Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Gjakovë, Haradinaj: Ishte frymëzim përgjatë shekujve në rrugën tonë deri tek liria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar kreun e Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj.

“Mirënjohës kryetarit Ardian Gjini dhe donatorit Gjergj Prenkoçaj për këtë vepër patriotike dhe të domosdoshme”, është shprehur Haradinaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi