Përfundon takimi i presidentit turk Erdoğan me presidentin ukrainas Zelenskyy

Takimi dypalësh dhe dreka e punës midis delegacioneve që u mbajt me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial, zgjati 2 orë e 45 minuta

Ka përfunduar takimi në Ankara midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu.

Takimi dypalësh dhe dreka e punës midis delegacioneve që u mbajt me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial, zgjati 2 orë e 45 minuta.

Gjithashtu në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, kreu i inteligjencës turke (MIT), İbrahim Kalın dhe këshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç.

Kategoritë
BotaLajme