Përfundon interpelanca e Hotit për Task-Forcën, s’votohet rezoluta e VV-së

Ka përfunduar interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti, para deputetëve lidhur me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion.

Kjo interpelancë ishte thirrur nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, e cila edhe propozoi një rezolutë.

Ajo s’u votua për shkak se në sallë ishin vetëm 20 deputetë, kur u hodh në votim. Rezoluta do të jetë pikë e rendit të ditës në njërën nga seancat e ardhshme.

Një nga pikat e kësaj rezolute ishte edhe shfuqizimi i vendimit për shuarjen e Task- Forcës.

Kategoritë
LajmeVendi