Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Plani i Izraelit për pushtim ushtarak të plotë të Gazës duhet ndalur menjëherë

Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, deklaroi se plani i qeverisë izraelite për marrjen e kontrollit ushtarak të plotë mbi Rripin e Gazës së okupuar duhet të ndalet menjëherë.

“Kjo shkon në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit Izraeli duhet sa më parë të përfundojë okupimin, të zbatojë zgjidhjen e dakorduar me dy shtete dhe të respektojë të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje,” thuhet në deklaratën e tij.

Mbrëmjen e djeshme, kabineti i sigurisë izraelit miratoi propozimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak të qytetit të ngjeshur urban të Gazës.

Edhe pse duket se ky propozim nuk shtrihej në pushtimin e të gjithë Rripit të Gazës – ashtu siç ishte përshkruar më herët – në njoftimin zyrtar nga zyra e Netanyahut theksohej se synimi është “shkatërrimi i Hamasit,” gjë që sugjeron se mund të ketë operacione shtesë përtej pushtimit të qytetit të Gazës.

Kategoritë
BotaLajme