Sulmet ruse me dronë shkaktojnë dëme të gjera në Sumy të Ukrainës

Sulmet ruse me dronë shkaktojnë dëme të gjera në Sumy të Ukrainës

Sulmet me dronë gjatë natës nga forcat ruse goditën rajonin e qytetit Sumy në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa rezidenciale dhe jo-rezidenciale, në automjete dhe në infrastrukturë

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, sulmet me dronë gjatë natës nga forcat ruse goditën rajonin e qytetit Sumy në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa rezidenciale dhe jo-rezidenciale, në automjete dhe në infrastrukturë sociale, transmeton Anadolu.

Në qytetin Sumy disa ndërtesa rezidenciale, struktura tregtare, automjete dhe një dyqan pësuan dëme. Një civil u plagos ndërsa ekipet e emergjencës shuan me shpejtësi zjarret dhe kryen inspektime të hollësishme në zonat e prekura.

Edhe komuniteti Shostka u godit me tre sulme me dronë që dëmtuan disa ndërtesa apartamentesh, automjete dhe objekte të infrastrukturës sociale.

Specialistët e Shërbimit të Emergjencave reaguan menjëherë, duke shuar një zjarr në shkallë të gjerë të shkaktuar nga sulmet. Fatmirësisht nuk u raportuan viktima.

Kategoritë
BotaLajme