Përderisa Komuna e Prizrenit nuk lejon protestat në mbështetje të Gazës, Sarajeva i dha mbështetje Gazës

Marshi paqësor i protestës, në të cilin morën pjesë shumë qytetarë, u mbajt sot në Sarajevë, dhe me këtë rast u organizua edhe një panair humanitar.

Të gjitha mjetet e mbledhura do të drejtohen për ndihmë për popullin e Gazës, siç thanë organizatorët.

Marshi u organizua për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave themelore të njeriut dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshta dhe brutale ndaj popullsisë civile palestineze, përfshirë gazetarët, personelin mjekësor dhe pjesëtarët e mbrojtjes civile, nën organizimin e Organizatës Ndërkombëtare për Zhvillim – IOD.

Përmes këtij marshimi paqësor dhe dinjitoz, qytetarët edhe një herë dërguan një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: dënimin e krimeve të pabarabarta, bombardimeve dhe vrasjeve të civilëve dhe fëmijëve të pafajshëm, si dhe solidaritetin me popullin palestinez.

Kujtojmë se më 2 mars, Izraeli në mënyrë të njëanshme e ndërpreu armëpushimin dy mujor me Hamasin dhe vazhdoi me bombardime në shkallë të gjerë.

Bllokada tani ka hyrë në javën e saj të tetë, gjë që e bën atë rrethimin më të gjatë të pandërprerë me të cilin është përballur deri më sot Rripi i Gazës në këtë luftë 18-mujore.

Për shkak të këtij zhvillimi të ngjarjeve, në Rripin e Gazës nuk ka mbërritur ndihmë tash e shtatë javë.

Kategoritë
BotaLajme