Për t’u patur zili! Vjehrra feston ditëlindjen, Dua Lipa i bën urimin e veçantë (Foto)

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka treguar herë pas here se ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Madje Dua herë pas here poston në rrjetet sociale foto me vjehrrën apo dy kunatat e saj. Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar në “Instastory” një imazh ku shfaqet së bashku me nënën e Anwar, Yolanda Hadid, e cila feston ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Dua krahas fotos ku shfaqet së bashku me vjehrrën duke qeshur. Gjithashtu postimin e ka shoqëruar edhe me disa emoji me zemra.

Nga ana tjetër, edhe Anwar ka ndarë një foto të para shumë viteve të së ëmës duke shkruar “Gëzuar ditëlindjen, Mama!” Ndërkohë, Gigi dhe Bella ende nuk e kanë uruar publikisht të ëmën.

Kategoritë
Lajme