Për herë të parë në histori, në një ndeshje futbolli u shfaq një karton i bardhë dhe kjo situatë e pazakontë u pa në Portugali.
Që nga viti 1970 dhe Botërori, tifozët janë mësuar që gjyqtari gjatë ndeshjes të mbante në xhep kartonë të verdhë dhe të kuq, duke i sanksionuar kështu për shkelje të rregullave.
Por tani në Portugali është futur eksperimentalisht kartoni i një ngjyre tjetër – e bardhë.
Një karton i bardhë është shfaqur për herë të parë në ndeshjen e kampionatit portugez të femrave mes Benficas së Lisbonës dhe Sportingut.
As equipas médicas de Benfica e Sporting receberam cartão branco após assistirem uma pessoa que se sentiu mal na bancada 👏 pic.twitter.com/ihin0FAlJF
— B24 (@B24PT) January 21, 2023
Dhe ndërsa kartonët e verdhë dhe të kuq tregohen për sjellje josportive, kartonët e bardhë tregohen si shpërblim për lojën e ndershme.
Benfica ishte në avantazh 3:0 në minutën e fundit të pjesës së parë dhe një nga lojtarët u rrëzua në fushë në atë moment.
Mjekët e të dy ekipeve kanë shkuar menjëherë në terren për ta ndihmuar. Pasi vajza është ngritur në këmbë, arbitri i ndeshjes ka treguar karton të bardhë për stolat e të dyja skuadrave dhe në këtë mënyrë i ka shpërblyer ato për lojën e ndershme dhe të gjithë shikuesit në stadiumin e Luzit kanë nisur të duartrokasin.
Mbetet për t’u parë nëse praktika e shfaqjes së kartonit të bardhë do të zërë rrënjë në fusha në të gjithë Evropën dhe botën.