Për 10 muaj, eksportet turke në Ballkan i tejkaluan 10 miliardët, vetëm në Kosovë 280 milion dollarë, ja cili shtet ballkanik prinë

Në periudhën janar-tetor, për 10 muaj të këtij viti (2020), Turqia eksportoi 10 miliardë 213 milion e 600 mijë dollarë në vendet e Ballkanit.

Sipas informacioneve të përpiluar nga vlerësimi i të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) kompanitë turke kanë eksportuar në venet e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mali i Zi, Rumani, Serbi, Slloveni dhe Greqi 10 miliardë e 213,6 milionë dollarë amerikanë mallra e shërbime në periudhën 10-mujore të këtij viti (janar-tetor 2020).

Në periudhën e përmendur janar-tetor, eksporti më i madh midis vendeve të Ballkanit u realizua në Rumani, në vlerën 3 miliardë e 47 milionë e 600 mijë dollarë.

Rumania ndiqet nga Bullgaria me 1 miliard e 991 milionë e 200 mijë dollarë, Greqia me 1 miliard e 391 milionë e 200 mijë dollarë dhe Sllovenia me 1 miliard e 261 milionë e 100 mijë dollarë.

Në të njëjtën periudhë (janar-tetor 2020) nga Turqia në Serbi u eksportuan mallra dhe shërbimeve në vlerën e 797 milionë e 200 mijë dollarë, në Shqipëri 371 milionë e 600 mijë dollarë, Bosnjë&Hercegovinë 350 milionë e 700.000 dollarë, Maqedonia e Veriut 320 milionë e 200.000 dollarë, Kroaci 318 milionë e 100 mijë dollarë, Kosovë 280 milionë dollarë dhe Mali i Zi 84 milionë e 800 mijë dollarë.

Sipas sektorëve që kanë bërë më shumë eksporte në vendet e Ballkanit (për nga madhësia e shitjeve të jashtme) në krye të listës qëndron industria e automobilistike turke.

Eksporti i këtij sektori në vendet e Ballkanit gjatë kësaj periudhe është 2 miliardë e 72 milionë e 800 mijë dollarë.

Industria automobilistike ndiqet nga kimikatet dhe produktet e tyre me 1 miliard e 487 milionë e 300 mijë dollarë, çeliku me 1 miliard 61 milionë e 900 mijë dollarë, hekuri dhe metalet me ngjyrë me 754 milionë dollarë dhe sektori i tekstileve dhe lëndët e tyre të para me 747 milionë e 400 mijë dollarë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet