SHBA ndaloi një dërgesë armësh për Izraelin javën e kaluar për shkak të shqetësimeve të operacionit tokësor të afërt në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, sipas Financial Times.
Uashingtoni nuk ka vendosur për fatin përfundimtar të armëve, por është i shqetësuar për përdorimin e tyre të mundshëm në qytetin palestinez, thuhet të ketë thënë shefi i Pentagonit në një seancë dëgjimore në Kongres.