PDK pritet të emërojë Enver Hoxhajn përkohësisht në krye të partisë

Partia Demokratike e Kosovës, ka përcaktuar Enver Hoxhajn, si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.

Burimet brenda PDK-së i kanë thënë Telegrafit, se kjo pritet të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e partisë.

Sot, Veseli ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të PDK-së, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ai ka shprehur besim në objektivitetin dhe paanshmërinë e gjykatësve.

“Kërkoj nga të gjithë në Kosovë që të tregojnë gjithmonë respektin e duhur për autoritetet e drejtësisë. Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta. Nuk duhet ndërmarrë asnjë përpjekje për të minuar punën e tribunalit, e as për të penguar dhe ndërhyrë në ndonjë mënyrë në këtë proces. Prandaj, nëse ju kërkohet që t’i ndihmoni Dhomat e Specilizuara, ju lutem pranojeni pa hezitim”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, sot janë nisur për në Hagë me avion ushtarak.

Kategoritë
LajmeVendi