Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se do të kërkojnë që të shpallen zgjedhjet e reja, pas situatës së krijuar në nivel vendi me vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian.
“Ne nga sot në një kohë sa më shpejt të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka paralajmëruar edhe bojkot të punës së Kuvendit, për të cilat tha se nuk do të votojnë në seanca e komisione parlamentare.
“Ne nga sot nuk do të votojmë asnjë forum të Kuvendit të Kosovës, as në komisione parlamentare e as në seanca plenare, as ligje, as marrëveshje ndërkombëtare sepse situata në Kosovë nuk është normale”, u shpreh tutje Krasniqi.

