PDK-ja falënderon Haradinajn për vizitën, thotë se s’është diskutuar asnjë temë aktuale politike

Partia Demokratike e Kosovës,  përmes një komunikate për media ka falenderuar kryetarin e AAK-së për vizitën dhe solidarizimin pas aktakuzave të Gjykatës Speciale, ndaj ish-kreut të kësaj partie Kadi Veseli dhe ish-presidentit Hashim Thaçi

Sipas PDK-së në këtë takim nuk është folur për asnjë temë politike aktuale.

“z. Haradinaj ka vizituar sot pa paralajmërim zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara. Ne e falendërojmë për një gjest të tillë, dhe njëherësh konfirmojmë̈ se nuk është folur për asnjë̈ temë politike aktuale në Kosovë. Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një̈ situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kategoritë
LajmeVendi