“Pazari i Arit” në Dubai, vitrina e pasurisë dhe mjeshtërisë së mrekullive luksoze

Pazari i Arit në Dubai ka qenë një destinacion popullor për më shumë se 50 vjet, duke ofruar një shumëllojshmëri produktesh të arit, nga veshjet dhe xhinglat deri tek unaza më e madhe në botë, madje edhe me një makinë Tesla të veshur me ar.

Bizhuteri dhe rroba të punuara duke përdorur shumë kilogramë ari zbukurojnë vitrinat në Pazarin e Arit në Dubai të Emirateve të Bashkuar Arabe, i cili njihet si “tregu më i madh i arit në botë” dhe mbetet si një destinacion kryesor për tregtarët e arit dhe entuziastët e bizhuterive nga e gjitha bota, duke ofruar një përzgjedhje të pashembullt të artikujve prej ari, raporton Anadolu.

Pazari i Arit në Dubai ka qenë një destinacion popullor për tregtarët dhe entuziastët e arit për më shumë se 50 vjet, duke ofruar një shumëllojshmëri produktesh të arit, nga veshjet ekstravagante prej ari dhe figurinat e ndërlikuara deri tek unaza më e madhe në botë, madje edhe me një makinë Tesla e veshur me ar.

Tregu i arit, i njohur për gamën e saj luksoze të ofertave, ndodhet në lagjen Deira të Dubait dhe ai ka fituar reputacionin e tij si “qendra e artë e botës”.

Ky Pazar krenohet me rreth 800 dyqane, të ndara në sektorin e vjetër dhe të ri, secila prej tyre e mbushur me thesare vezulluese. Vitrinat e dyqaneve, të njohura për shfaqjet e tyre verbuese, përmbajnë vepra ari të përpunuara, përfshirë veshje të modeluara nga shumë kilogramë ari.

Duke folur për Anadolu, Ömer Çaldağ, një tregtar ari, tha se Dubait i pëlqejnë rekordet.

“Nga makinat elektrike prej ari deri te unaza më e madhe në botë, mund t’i gjeni të gjitha këtu. Ka edhe një fustan ari 10-kilogramësh, së bashku me këpucë dhe çanta ari”, tha Çaldağ.

Ndër atraksionet e tij më të famshme, Pazari i Arit është shtëpia e unazës më të madhe të arit që mban rekordin botëror Guiness, respektivisht unaza “Najmat Taiba” (Ylli i Taibas). Kjo mrekulli ari 21-karatësh peshon rreth 64 kilogramë dhe po ashtu është e zbukuruar me 5,17 kilogramë gurë të çmuar.

Kjo unazë vlerësohet rreth 3 milionë dollarë dhe ajo tërheq turistët nga mbarë bota, të cilët shprehen të etur për ta parë këtë pjesë të jashtëzakonshme.

Krahas joshjen me unazën, pazari në lagjen Deira përmban një “Tesla Cybertruck” të veshur me ar 24-karatësh, duke tërhequr një numër të madh të vizitorëve. Kjo makinë është pjesë e një lotarie, që u ofron blerësve mundësinë për të fituar këtë çmim unik në fillim të vitit të ri.

Merve Erkol, një banore turke e Dubait, mishëron pasurinë e një tregtari duke veshur një sërë bizhuterish ari që përfshin një gjerdan si bluzë, një rrip, byzylyk, unazë, si dhe një kurorë.

“Sa herë që kemi të ftuar, i sjellim këtu. Bizhuteritë unike nuk dështojnë kurrë në tërheqjen e interesit të tyre”, tha Erkol, e cila ishte e mbështjellë me kompletin mahnitës të rrobave prej ari.

Kategoritë
BotaLajme