Pas PISA-s, profesori Kizolli jep një alternativë se si të reformohet sistemi arsimor

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, profesori Beni Kizolli nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të Facebook, ka dhënë një alternativë  se si të nxirret sistemi arsimor nga gremina në të cilën ka rënë.

Kizolli, ndër të tjera ka thënë se këtë alternativë e ka menduar me disa kolegë të tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ka kohë që me disa kolegë bashkëbisedojmë për disa alternativa që mund të ndihmojnë/mundësojnë riorganizimin e sistemit arsimor parauniversitar në vend, të cilat do të kishin siguruar infrastrukturë në reformimin përmbajtjesor të sistemit arsimor.

Rezultatet e testit PISA, ose studimit ndërkombëtar i arsimit që vlerësojnë kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë, po e marr si shkas për ta prezantuar mënyrën, nevojën dhe dobitë e një riorganizimit, në disa pika:

1. Mësimi plotësues (kurse individuale në shtëpi) për lëndët: gjuhë shqipe dhe matematikë për nxënësit e klasës së parë dhe klasës së dytë.

– Mësimi plotësues ditor dhe individual, një pedagog maksimum ngarkohet me 5 nxënës.
– Nxënësit nëpërmjet mësimit plotësues mund të përfitojnë nga lëndët: gjuhë shqipe, matematikë dhe një lëndë shtesë.

– Me këtë riorganizim, do të plotësohen njohuritë e nxënësve që kanë vështirësi të nxënies përgjatë mësimit klasor, do të rikthehet vetëbesimi i nxënësve, do të krijohet disiplina e punës individuale të nxënësit si dhe do të rritet përkujdesja/përkushtimi prindëror.

– Gjıshtu do të krijohen edhe 9000 vend pune/angazhim profesional për pedagogët të ri.

– Pedagogëve që i nënshtrohen këtij angazhimi/procesi, duhet të mundësohet një kontratë pune të rregull 3 vjeçare, angazhimi me sukses për tre vite me rresht, do të plotësoj kushtin kryesor të aplikimin/punësimin si pedagog i rregullt.

– Me një mesatare një gjeneratë numëron rreth 22 mijë nxënës, për dy gjenerata arrihet në 45000 nxënës, ku rreth 9000 pedagog (të cilët do kujdesen maksimum për 5 nxënës), ri rrjedhojë ky riorganizim buxhetit do të kishte kushtuar rreth 50 milion euro në vit.

2. Zhvendosje semestrale: duhet të formohen dy kategori të klasave nxënësit me sukses prej 1-3 dhe prej 4-5.
– Në klasat me sukses prej 1-3 për çdo lëndë hynë nga dy pedagog, pedagogu kryesor dhe ndihmës pedagogu.
– Në klasat me suksese prej 4-5, më shumë duhet të orientohen në detyra/obligime të shtëpisë, të organizohen më shumë teste, lexim i rregullt individual, me qëllim të rritjes së disiplinës së punës, kulturës së përgjegjësisë dhe aftësisë së mendimit kritik dhe komunikimit.

– Zhvendosja nxënësve prej një kategori në një kategori bëhet pas vlerësimit semestral, duke filluar nga klasa III-të deri në klasën IX-të, me që rast arsimi shndërrohet edhe si një proces ı garës përgjatë këtyre viteve në shkollë.
– Duke u bazuar në këto dy kategori duhet mësimi duhet të organizohet me dy plan programe.
– Edhe me këtë riorganizim gjithashtu do të krijohen edhe 10000 vend pune/angazhim profesional për pedagogët të ri me kontratë të rregullt, i cili do të kushtoj rreth 60 milion euro.

3. Procesi i filtrimit: Me përfundimin e klasës V-të, duhet të organizohet testi vlerësues për t’i identifikuar lëshimet paraprake nga lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë.

– Nxënësit me notat nën 4 duhet të hynë në mësim plotësues gjatë verës për 5 javë, ligjëratat do të mbahen nga arsimtarët të suksesshme ku pagesa duhet të jetë minimum 2-fishi pagës normale.

– Ndërsa pedagogët të klasave që mbi 70% e nxënësve janë me notat nën 4, nënshtrohen trajnimeve/ligjëratave, fillimisht duke ndjekur 10 ditë ligjërata plotësuese nga profesorët universitar, përgjatë pushimeve verore pa pagesë dhe së fundi nënshtrohen provimit për mësimdhënie.

– Pedagogët që nuk arrijnë të kalojnë provimin me sukses prej 30%, lirohen nga puna, ndërsa ata që nuk mund të kalojnë me mbi 50%, i zbritet rroga mujore për 30% deri në provimin tjetër që duhet të organizohet dy herë brenda vitit.

– Gjithashtu edhe me përfundimin e klasës IX-të, organizohet testi vlerësues për t’i identifikuar lëshimet paraprake nga lëndët: gjuhë shqipe, matematikë, kimi, fizik, anglisht.
– Nxënësit me notat nën 3 hynë në mësim plotësues gjatë verës për 5 javë, ligjëratat do të mbahen nga arsimtarët të suksesshme ku pagesa duhet të jetë minimum 2-fishi pagës normale.

– Ndërsa pedagogët të klasave që mbi 70% e nxënësve janë me notat nën 4, nënshtrohen trajnimeve/ligjëratave, fillimisht duke ndjekur 10 ditë ligjërata plotësuese nga profesorët universitar, përgjatë pushimeve verore pa pagesë dhe së fundi nënshtrohen provimit për mësimdhënie.
– Edhe për këtë nivel, pedagogët që nuk arrijnë të kalojnë provimin me sukses prej 30%, lirohen nga puna, ndërsa ata që nuk mund të kalojnë me mbi 50%, i zbritet rroga mujore për 30% deri në provimin tjetër që duhet të organizohet dy herë brenda vitit.

4. Pensionim i hershëm vullnetar ( nga mosha 55 vjeçar), duke filluar me shkollat e mesme, duhet të mundësohet pensionim vullnetar pedagogëve.
– Pedagogët që i plotësojnë vendin e liruar nga pensionimi vullnetar duke vazhduar me 5 vite kontratë me pagë 75%, mund të plotësojnë kushtin kryesor për tu punësuar me kontratë të rregullt.
– Pensionimi vullnetar përfshin pagën e pensionimit si dhe 25% e rrogës bazë.

5. Video Ligjëratat: Për lëndët profesionale në shkollat e mesme të lartë, të krijohen video ligjërata maksimum 15 minuta dhe jetë pjesa hyrëse në çdo orë.

6. Aktivizimi veror: përgjatë muajve të pushimit verore të organizohen aktivitete kulturore, sportive dhe rekreative nga mësimdhënësit e edukatës fizike dhe muzikore. Lëndë që përgjatë vitit akademik nuk duhet të jenë pjesë e mësimit ditor, por ato të zbatohen gjatë pushimit veror: turnire, gara sportive, ecje në mal, programe artistike dhe kulturore etj. Plan programi për këto lëndë të hartohet nga pedagogu, këshilli i prindërve, i nxënësve dhe pjesëtarët e shoqërisë civile duke u bazuar në mundësit, kulturën dhe traditën lokale.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi