Pas kthimit nga Irani, avioni turk pa pilot shfaqi në radar simbolin kombëtar të vendit

Drejtori i kompanisë turke Baykar Selcuk Bayraktar më herët ka bërë të ditur se droni Akinci i prodhuar nga kjo kompani ka luajtur një rol të madh në gjetjen e helikopterit me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe anëtarë të tjerë të delegacionit.

Bayraktar me këtë rast ka shpërndarë edhe një video të fluturimit të këtij avioni pa pilot, i cili pas përfundimit të kërkimeve është nisur drejt qytetit turk Van.

Ajo që është interesante është se gjatë kthimit, Akinci po lëvizte në mënyrë që në radar të vizatohej simboli kombëtar turk – gjysmëhëna dhe ylli.

Fakti që më shumë se 2.5 milionë njerëz e ndoqën online operacionin e shpëtimit është dëshmi se sa tërhoqi vëmendjen e publikut fluturimi i Akincit.

Me rastin e përfundimit të misionit, edhe Selcuk Bayraktar i ka shprehur ngushëllimet popullit të Iranit.

“Mirë se erdhe në atdheun tënd Bayraktar Akinci. Edhe një herë dua t’i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Iranit për aksidentin”, ka shkruar Bayraktar.

Kategoritë
BotaLajme