Pas aktakuzës ndaj Thaçit, Molliqaj: Dje në Vetëvendosje ka pasur festë

Ish-krahu i djathtë i Albin Kurtit, Dardan Molliqaj po thotë se në Vetëvendosje, dje ka pasur festë, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Duke folur për konfirmimin e aktakuzës së Speciales për eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, ai tha se në Hagë, “Po gjykohen këta njerëz, si drejtues të një formacioni, këtë rast Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Po gjykohet përpjekja për liri”, shtoi kreu i PSD-së në Reporteri/Intervista.

Shton se Albin Kuti nuk dëshiron ta shpëtojë UÇK’në, por vetëm bashkëpartiakun e tij të akuzuar, Rexhep Selimin.

“Gëzimi, festa, e Vetëvendosjes, deklarimi i Vetëvendosjes vetëm për Rexhep Selimin e jo për të tjerët, tregon se Albini nuk është tu dashtë me shpëtu UÇK’në”, tha Molliqaj.

Kategoritë
LajmeVendi