Në ndryshim nga sondazhet ‘exit poll’ pas votës në Indi, partitë opozitare kanë zënë në befasi BJP në pushet në zonat kryesore, duke ndryshuar panoramën politike në vend.
Partia e kryeministrit Narendra Modi, Bharatiya Janata Party (BJP) ka pësuar humbje të konsiderueshme, edhe pse mbetet përsëri partia më e madhe në Lok Sabha, siç quhet dhoma e ulët e parlamentit indian.
Rezultatet e zgjedhjeve gjashtë-javore në Indi tregojnë se BJP nuk arriti të përsërisë votat e viteve 2014 e 2019.
Ndërsa aleanca opozitare INDIA pritet të fitojë më tepër se parashikimet, duke rritur në rreth 200 vende në parlament, nga totali prej 543 vendesh.
Analistët thonë se fushata e zgjatur elektorale e kryeministrit polarizues Modi u kthye në një mjet frike duke tentuar të bindte shumicën e besimit hindu se opozita kërkon të japë burimet e vendit te pakica muslimane, në një operacion përçarjeje të denoncuar në vend.
Ndërsa opozita ishte përpjekur të godiste Modi për të dhënat ekonomike të vendit.
India është nga ekonomitë më të mëdha në rritje në botë dhe votuesit thanë në sondazhe se inflacioni, ekonomia dhe papunësia ishin faktorët kyçë për ta.