Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, Kremlini: Duhet të anulohen të gjitha sanksionet

“Çdo marrëveshje për paqe me Ukrainën duhet të përfshijë anulimin e sanksioneve dhe të gjitha padive kundër Rusisë në gjykatat ndërkombëtare”.

Kështu është shprehur së fundmi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, teksa u pyet nga gazetarët e Ria Novosti.

“Për të arritur paqen”, shtoi zëdhënësja, “është gjithashtu e nevojshme që të ndërpritet furnizimi me armë dhe mercenarë në Ukrainë dhe kthimi i Ukrainës në një status neutral, përveç njohjes ndërkombëtare të realiteteve të reja territoriale”.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve firmosi një mandat arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren Maria Lvova-Belovan pasi dyshohet se janë përgjegjës për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.

Kategoritë
BotaLajme