Pandemia i bëri të pasurit edhe më të pasur

Gjatë vitit 2020, teksa globi po tronditej nga COVID-19 dhe bota përjetoi recensionin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, miliarderët panë pasuritë e tyre të arrinte maja të reja.

Tani ata po diskutojnë me menaxherët e pasurive të tyre se si ta mbajnë nën kontroll dhe ta konsolidojnë pasurinë mes rrënojave të pandemisë.

Të tjerë po diskutojnë se si tu paraprijnë diskutimeve me qeveritë për të marrë pjesët që u takojnë nga kostot e rimëkëmbjes.

“Një vit më parë, ra bursa, por nga korriku e deri tani llogaria ime u kthye sërish aty ku ishte më parë në fillim të vitit të kaluar dhe tani qëndron shumë më lart”, tha Morris Pearl, një ish-drejtues në BlackRock, që kryeson Milionerët Patriotë, një grup që beson se vlera e lartë neto duhet rritur edhe më, për të përmbyllur hendekun e pasurisë.

“Problemi themelor është pabarazia e rëndë që po shkon duke u përkeqësuar.”

Brenda një dite, pasuria e Jeff Bezos shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh

Sipas intervistave që Reuters ka realizuar me shtatë milionerë dhe miliarderë si dhe me njëzet menaxherë pasurish, planet që po diskutohen nga ultra të pasurit, variojnë nga filantropia te zhvendosja e parave dhe bizneseve në fonde mirëbesimi, e deri te rilokimi i parave në vende të tjera me regjime tatimore më të favorshme.

“Është mëse e qartë që fatura që po vjen duhet paguar prej të gjithëve”, tha Rob Weeber, Shef Ekzekutiv i kompanisë zvicerane të menaxhimit të pasurive, Tiedemann Constantia, i cili shtoi se disa klinetë po shohin mundësinë e shitjes së disa aksioneve përpara rritjes së taksave.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zgjedhja e Joe Biden president si dhe parashikimi për rritjen e taksave ndaj të pasurve, ka shkaktuar rritjen e kërkesës së klientëve për më shumë besim, pohojnë menaxherët e pasurisë.

Kjo do t’ju lejojë atyre tu kalojnë para fëmijëve ose të afërmve të tyre, deri në 11.7 milion dollarë për person, pa u taksuar. Gjatë fushatës së tij, Biden propozoi që kjo të kthehet në nivelet e para vitit 2009, kur përjashtimi bëhej vetëm deri në 3.5 milion dollarë.

Shkathtësi të jashtëzkonshme

Pothuajse dy të tretat e miliarderëve të botës, grumbulluan edhe më shumë pasuri gjatë 2020-s, sipas revistës Forbes, ku fituesit më të mëdhenj arritën shuma të pashembullta pasurie, të ndihmuar edhe nga trilona dollarë para të rimëkëmbjes të dhëna nga politikbërësit.

Forbes, e cila gjurmon pasuritë publike, deklaron se miliarderët janë bërë për 20 % më të pasur gjatë vitit 2020, deri në mes të dhejtorit.

Sipas Maximilian Kunkel, shef i investimeve në UBS për zyrat e familjeve të pasura, shumëkush ka gëzuar mundësinë e investimit jashtë kufijve drejt investitorëve të shitjeve me pakicë, duke përfituar nga paqëndrueshmëria e tregut me tregti afatshkurta.

“Disa nga kilentët ishin jashtëzakonisht të shkathët për të përfituar nga lëkundjet e mëdha të tregut”, tha Kunkel.

Shumë nga të pasurit i kanë parasysh kërkesat e shpejta të autoriteteve tatimore, për çka po nguten të derdhin paratë në fondet e mirëbesimit ose te fëmijët e tyre.

Strategu i pasurisë Jason Cain, tha se shumë familje ultra të pasura kanë kërkuar zhvendosjen e aseteve nëpër biznese dhe fonde mirëbesimi, duke përfituar nga situata ‘unike’ e shkaktuar nga pandemia, me norma të ulëta interesi dhe mundësi për të kursyer për vitet që vijnë.

“Reth 75-80 % e familjeve me të cilat ne flasim ishin të bindura që kjo ishte një kohë oportuniste dhe se duhej bërë diçka”, tha ai.

Hemptons ose Singapori

Në të gjithë globin po ndërmerren veprime drastike duke u zhvendosur në vende dhe zona kur regjimet e taksave dhe shoqëritë janë më të mira për super të pasurit.

“Në të vërtetë, ata po thonë: shiko, ne po shohim që bota po shkon drejt një transparence gjithnjë e më të madhe dhe nuk ka asnjë arsye për ta luftuar këtë prirje”, tha Babak Dastmaltschi, kreu i klientëve të Credit Suisse, për ndarjen ndërkombëtare të menaxhimit të pasurisë.

“Thjesht le të gjejmë juridiksione të përshtatshme dhe që janë transparente, të hapura, të respektuara si dhe të njohura ndërkombëtarisht, dhe të ndërtojmë strukturat tona atje”, shtoi ai, duke përmendur Zvicrën, Luksemburgun dhe Singaporin si vende të shënjestruara.

Për shumë nga vendet në zhvillim, frika se sforcimet në shërbimet publike mund të çojnë në trazira civile, i kanë shtyrë brezat e rinj të familjeve të pasura që të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Cindy Ostranger, drejtoreshë e taksave në Clarfeld Citizens Private Wealth, tha gjithashtu se ajo pa shumë klientë super të pasur duke lëvizur për pushime nga Nju Jorku në Hemptons, fillimisht për të shpëtuar nga më e keqja e pandemisë dhe më pas duke qëndruar për të paguar taksa më të ulëta. Lëvizjet drejt shteteve me taksa të ulëta, duke përfshirë Teksasin, Floridan dhe Uashingtonin, janë bërë më të shpeshta, tha Kristi Hanson, drejtor i kërkimit të taksimeve në grupin e Pasurive Private të firmës këshilluese të investimeve NEPC.

Fokusi në filantropi

Teksa vendet vazhdojnë të përballen me pasoajt e pandemisë, ekonomistët flasin për një çështje më të madhe: shkëputhjen e pasurisë ekstreme nga prosperiteti i përgjithshëm ekonomik.

Nga fillimi i marsit, pasuria e miliarderëve amerikanë është rritur për 1.3 trilion dollarë, ose gati për gjysmë, që nga fillimi i pandemisë, sipas një hulumtimi të kryer nga Instituti për Studime të Politikave dhe Amerikanët për Taksim të Drejtë. Kjo e çon pasurinë e tyre në 4.2 trilion dollarë, afërsisht sa një e pesta e prodhimit ekonomik amerikan për vitin 2020 dhe sa dyfishi i pasurisë totale që i takon gjysmës së popullsisë 300 milionëshe amerikane.

“Mund të thuhet që jemi në një moment, ku pas katër vjetësh të festimit të pabarazisë, tani njerëzit po thonë se nuk ishte saktësisht përgjigjja e duhur”, tha i laureuari i Nobelit në ekonomi dhe ekonomisti nga Universiteti i Kolumbias, Joseph Stiglitz, duke iu referuar administrates amerikane Trump, që uli taksimin për të pasurit.

Pandemia ka përqendruar vëmendjen e shumë njerëzve te kauzat shoqërore, sipas shefit amerikan të familjes së UBS-së për shërbimet këshilluese dhe filantropike Judy Spalthoff. “Ka pasur një zhvendosje masive në bisedat që po shohim midis familjeve në drejtim të shqyrtimit të pabarazisë sociale”, tha ajo, duke shtuar se “me të vërtetë, brezi i ri e ka shtyrë këtë temë në nivelin e bordit”.

Për shumë njerëz, kjo do të thotë filantropi. Ekipi i Spalthoffit vuri re një rritje të klientëve të partneritetit me Fodacionin UBS Optimus, i cili kanalizon para për kauza të tilla si Aksioni Kundër Urisë, me donacione në rritje prej 74% vitin e kaluar kundrejt vitit 2019, që kanë arritur në 168 milion dollarë.

Megjithatë, për milionerin me qendër në Mbretërinë e Bashkuar Gary Stevenson, një ish-tregtar në Citibank, çdo plan për të trajtuar pabarazinë duhet të përfshijë një taksë mbi pasurinë.

“Ne jetojmë në një situatë ku tani miliarderët shpesh paguajnë norma më të ulëta të taksave mbi të ardhurat e tyre sesa punëtorët e zakonshëm” tha ai. “Por unë nuk mendoj se do të jetë e mjaftueshme thjesht për të taksuar të ardhurat e tyre … ka nevojë për taksa që aplikohen për pasuritë.”

Kategoritë
BotaLajme