Pamje nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë që trafikonin armë dhe eksplozivë

Tre të rinj nga Gjilani u arrestuan në Tiranë.

Ata dyshohet se ishin pjesë e një grupi të organizuar që trafikonin armë dhe eksplozivë nga Kosova në Shqipëri.

Gjilanasit thuhet se u kapën me 46 kilogramë tritol, derisa edhe dy të tjerë nga Kosova janë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamje nga operacioni ku janë arrestuar, Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku.

Ndiqeni pamjet e bashkangjitura mëposhtë:

Kategoritë
LajmeVendi