Pamje menjëherë pas ngjarjes: Kështu reagon shoferi i kamionit që aksidentoi për vdekje të moshuarën

Një grua është goditur sot për vdekje nga një kamion në lëvizje në Fushë Kosovë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion) . Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.”, thanë nga policia.

E lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, në të cilin shihet edhe reagimi i shoferit të kamionit që goditi gruan.

Kategoritë
LajmeVendi