Avokati Dastid Pallaska ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.
Në aktakuzë përmendet “Grupi i përbashkët kriminal”, ndërsa Pallaska thotë se ky interpretim nënkupton dicka tjetër.
“Po duan ta kriminalizojnë krejt UÇK-së”, tha ai.
“Kosova është produkt i një vepre penale. Dikush mund të pyet se çfarë do të ndodhë me shtetin pas kriminalizimit të përpjekjes së luftës clirimtare”, shtoi ai.