Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mustafa Sentop deklaroi se pajisjet ushtarake dhe teknologjia e prodhuar nga Turqia kanë potencialin për të ndryshuar konceptin e konflikteve dhe luftërave në botë.
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mustafa Sentop deklaroi se pajisjet ushtarake dhe teknologjia e prodhuar nga Turqia kanë potencialin për të ndryshuar konceptin e konflikteve dhe luftërave në botë.
Simpozium mbi “Baraspeshën e Fuqisë në Kaukazin Jugor dhe Problemi i Karabakut”, organizuar nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë në bashkëpunim me Universitetet e Stambollit dhe Marmarasë, filloi në Sallën e Konferencave të Muzeut të Pallatit Topkapi.
Duke vënë në dukje se përplasjet për shkak të Karabakut Malor midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan në 27 shtator dhe më 9 nëntor, Azerbajxhani korri një fitore të madhe, Sentop tha se Turqia ka qenë me Azerbajxhanin nga fillimi në çështjen e saj të drejtë.
Sentop bëri të ditur gjithashtu se Turqia me marrëveshjet e saj që ka me Azerbajxhanin ofroi mundësitë logjistike që ka prodhuar dhe objektet teknologjike që posedon.
“Është bërë shumë e qartë në konfliktin në Siri, Libi, në rajonin e Karabakut Malor në Azerbajxhan që mundësitë ushtarake që Turqia ka prodhuar dhe teknologjia, kanë potencialin për të ndryshuar konceptin e konflikteve dhe luftërave në botë, ndërsa e gjithë bota ka pranuar që këto mundësi dhe kjo teknologji kanë qenë shumë efektive në suksesin e Azerbajxhanit”, deklaroi Sentop.