Pagesa 50 euro: Interesimi për adoptimin e qenve është shumë i madh – thirrja hapet pas 2 javësh

Pagesa 50 euro: Interesimi për adoptimin e qenve është shumë i madh – thirrja hapet pas 2 javësh

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se janë së paku 20 qytetarë- individë dhe persona juridik që kanë shpreh interesim për adoptimin e qenve, me ç’rast një adoptim subvencionohet me 50 euro në muaj. Por, qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për adoptimin e qenve mund të gjobiten nga 1 deri në 3 mijë euro.

Në një bisedë për Gazetën Express, Fushtica tha se interesimi për adoptimin e qenve është “jashtëzakonisht i madh”.

“Interesimi është jashtëzakonisht i madh, ka qytetarë që kanë aplikuar. Ne javën e kaluar në kuvendin e kryeqytetit e kemi miratuar vendimin për subvencionim, dmth ka kalu vendimi për subvencionim, tash vetëm pritet derisa të hyn vendimi në fuqi. Shpresoj që brenda 2 jave, ne jemi në fëzën e përpilimit të kontratës, bashkërisht me plaët e interesit. E kemi fillu ta bëjmë listën e personave që kanë shpreh interesim për adoptim dhe në momentin që nënshkruhet kontrata, i kalon filterat ligjorë, do të hapim thirrjen për adoptim”, tha Fushtica të hënën.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova