Paga të ulëta, mungesa e pajisjeve dhe mos sigurimi i shëndetit: 10 policë dhanë dorëheqje për një muaj

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar të martën peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës, peticion ky më kërkesa që i është dorëzuar Kuvendit që nga korriku i viti të kaluar.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, tha se zyrtarët e Policisë e kanë nënshkruar këtë peticion pasi janë të pakënaqur me ligjin e ri të pagave, me shtesat për rrezikshmëri në punë, klasifikimin për koeficient, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për qind për 15 vitet e para, diskriminim në shujta e shumë çështje të tjera.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi