‘Pa ardhur dikush ne nuk lëvizim’: Policët e Kosovës tani 11 ditë të bllokuar në Leposaviq

‘Pa ardhur dikush ne nuk lëvizim’: Policët e Kosovës tani 11 ditë të bllokuar në Leposaviq

Tashmë janë 11 ditë që njësitet policore të Kosovës kanë ngelur në pikat në Jarinjë dhe në komunën e Leposaviqit. Me gjithë këtë morali është i lartë në mesin e tyre dhe janë të furnizuar mirë për momentin.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga qytetarët serbë në Veri, qarkullimi i lirë pamundësohet në atë rajon të Kosovës. Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për heqjen e kamionëve e makinerive të rënda, kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, për gazetën Express ka thënë se brenda një “kohe të shkurtër” do të bëhet ndërrimi i tyre, derisa kritikoi edhe KFOR’in.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i ka thënë për Express, se policët që ndodhen atje kanë ushqim, ujë të pijshëm e derivate të mjaftueshme.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova