Osmani takon Trumpin: Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me të cilin thotë se ka pasur një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore, shkruan Reporteri.net.

Presidentja thotë se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm.

Postimi i saj i plotë:

Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm.

Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë. 🇽🇰 🇺🇸

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi