Osmani pret në takim tre policët që kidnapuan në Veri

Osmani pret në takim tre policët që kidnapuan në Veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre policët që ishin kidnapuar në territorin e Kosovës e më pas ishin liruar.

Ajo ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e  njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova