Osmani ngushëllon familjen Ferati: Në këto çaste të rënda bashkëndjej me ju

Osmani ngushëllon familjen Ferati: Në këto çaste të rënda bashkëndjej me ju

Personi i cili u gjet i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut është vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Presidentja e Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati, teksa ka thënë se bashkëndjen me ta për t’i kaluar këto momente të vështira.

”Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë! Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin!”, thuhet në telegramin e Osmanit.
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi