Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Malajzi, sot ajo u takua me kryeministrin e atjeshëm, Anwar Ibrahim, të cilit i tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë se ky shtet i ishte pranë në kohët e vështira të historisë.
Në një konferencë për media, ajo përmendi ndihmën ndaj Kosovës në kohën po zhvillohej lufta e fundit, dhe njohjen e pavarësisë nga ky shtet në vitin 2008.
“Dhe dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ju, Z.Kryeministër, për lidershipin tuaj, dhe nëpërmjet atij lidershipi, për vendimin tuaj për të hequr kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës, sepse ky është një akt besimi, një akt miqësie dhe një njohje e potencialit të vërtetë që ekziston midis dy vendeve tona. Në këtë frymë, jam e lumtur të rikonfirmoj, siç e përmendët edhe ju, se Kosova po hap sot ambasadën e saj në Malajzi”.
“Këto zhvillime po dërgojnë një mesazh të fuqishëm se popujt tanë duhet të takohen më shpesh, të punojnë edhe më ngushtë së bashku dhe të mësojnë më shumë nga njëri-tjetri”, u shpreh Osmani.