Osmani: Gjuha pozitive e BE’së ndaj Serbisë po jep mesazh të keq në rajon, veçanërisht në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para fillimit të Samitit BE – Ballkan Perëndimor, në Bruksel, ka thënë se gjuha pozitive e BE’së ndaj Serbisë po jep mesazh të keq në rajon e  veçanërisht në Kosovë.

“Ne jemi 100 për qind në linjë me Bashkimin Evropian, ne kemi miratuar agjendën e reformave dhe jemi të përfshirë në Planin e Rritjes. E vetmja gjë që mungon këtu është vullneti politik i disa shteteve anëtare të BE’së që është arsyeja që në Kosovë nuk po ecet përpara. Në sigurisht që urojmë Malin e Zi dhe Shqipërinë për hapin e rëndësishëm përpara dhe absolutisht jemi të lumtur për këtë proges sepse është i bazuar në meritë. Sidoqoftë nëse e sheh gjuhën pozitive që flitet për Serbinë në ftesën për paraqitjen e pozicionit të negociatave në kapitullin 3, mesazhi që e marrim ne në rajonin tonë, veçanërisht njerëzit e Kosovës, është që sa më shumë që radhitesh krah Rusisë, Iranit, Kinën, më shumë progres bën, më shumë klastere hap, më shumë kapituj mbyll. Ndërkohë nëse je 100 për qind në linjë me BE’në sic është Kosova, nuk ka progres , ky është mesazhi që populli i Kosovës merr dhe nuk ka të bëjë asgjë me procesin e bazuar në meritë”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeVendi