Organizohet garë futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuara në qytetin e Prishtinës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), në partneritet me Olimpiadën Speciale, organizuan garë futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike për të shënuar Javën e Zhdukjes së Varfërisë, raporton Anadolu.

Gara e cila u zhvillua në fushën e futbollit “Rilindja” në parkun e qytetit të Prishtinës, Taukbahçe, mblodhi fëmijë nga komuna dhe etnitete të ndryshme të Kosovës ku secili ekip ishte i veshur me fanella të veçanta.

Në stadiumin i cili u nda për katër lojë dhe tetë ekipe njëkohësisht morën pjesë rreth 100 fëmijë, ndërsa të pranishëm përveç përfaqësuesve të institucioneve të sportit në vend, ishin edhe familjarët e fëmijëve pjesëmarrës.

Koordinatorja e OKB-së për zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence tha se ndjehet e lumtur për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, derisa falënderoi gjithë pjesëmarrësit duke shtuar se të gjithë po kontribuojnë në gjithëpërfshirje.

“Parimi kryesor i OKB-së është që të gjithë jemi së bashku duke mos e lënë askënd prapa. Pra, kjo do të thotë se edhe nga ana juaj, djem dhe vajza që po luani së bashku, asnjëherë nuk po e leni askënd prapa dhe po e fusni atë që është prapa të parin”, theksoi Spence.

Fëmijët që morën pjesë në këtë garë erdhën nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Lipjanit, Podujevës, Gjilanit dhe Kamenicës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi