Opozitarët në Armeni protestojnë kundër kryeministrit Pashinyan

Protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqje duke kundërshtuar kryeministrin Nikol Pashinyan i cili pranoi humbjen nga Azerbajxhani në Malësinë e Karabakut

Partitë opozitare në Armeni filluan protestë për dorëheqjen e qeverisë për shkak se ka nënshkruar marrëveshjen që i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Liria” në kryeqytetin Jerevan të Armenisë. Protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqje duke kundërshtuar kryeministrin Nikol Pashinyan i cili pranoi humbjen nga Azerbajxhani në Malësinë e Karabakut.

Herë-herë u shënuan përleshje mes policisë edhe protestuesve të cilët brohoritën me sloganet “Pashinyan tradhtar” dhe “Pashinyan largohu”.

Theksohet se disa nga protestuesit u arrestuan nga policia, ku në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Partisë opozitare “Armenia e begattë” Gagik Tsarukyan dhe përfaqësues të partive të tjera opozitare.

Gjithashtu bëhet e ditur se në shërbimin e sigurisë kombëtare është thirrur edhe ish-kryeministri armen, Serzh Sargsyan.

Opozitarët formojnë Komitetin e Çlirimit Kombëtar

Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë “Dashnaktsutyun” opozitar kundër qeverisë, İshhan Sagatelyan në një fjalim në protestë njoftoi se kanë formuar Komitetin e Çlirimit Kombëtar.

Ai tha se kjo është mbështetur edhe nga disa parti politike që ndodhen në parlament.

Kategoritë
BotaLajme