“Datat e reja do të shpallen kur të bien dakord reciprokisht”, tha ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi.
Omani njoftoi sot se raundi i katërt i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, i planifikuar për të shtunën në Romë, do të shtyhet për arsye logjistike, transmeton Anadolu.
Në një postim në llogarinë e tij në X, ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, deklaroi: “Për arsye logjistike, po e riplanifikojmë takimin SHBA-Iran, i cili ishte planifikuar paraprakisht për të shtunën, më 3 maj”.
Ai shtoi se “datat e reja do të shpallen kur të bien dakord reciprokisht”.