Oligarku i naftës Andrei Badalov, nënkryetar ekzekutiv i kompanisë shtetërore Transneft për eksportin e naftës, sipas mediave ruse ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij.
Disa media opozitare ruse thonë se Badalov la një letër lamtumire për familjen, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Trupi i tij u gjet poshtë dritares së ndërtesës ku banonte në katin e 17-të.
Shumë e lidhin vdekjen e tij me detyrën që mbanin, si dhe me drejtorin e Transneft, ish-oficerin e KGB-së Nikolai Tokarev.
Tokarev, bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit gjatë kohës që shërbente si oficer kundërzbulimi në Gjermaninë Lindore, drejton Transneft prej vitesh.
Nga ana tjetër, vdekja e Badalovit është vetëm një nga shumë vdekjet misterioze të drejtuesve të industrisë ruse të naftës dhe gazit.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ky është të paktën rasti i 12-të i një drejtuesi të lartë të naftës që gjen vdekjen në kushte të paqarta.