“Vdekjet nga uria dhe mungesa ushqimore në Gaza mund përjetohen për shkak të kufizimeve gjithëpërfshirëse të Izraelit”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së, Türk
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha se vdekjet nga uria dhe mungesa ushqimore në Gaza po përjetohen për shkak të kufizimeve gjithëpërfshirëse të Izraelit ndaj ndihmave humanitare dhe ndaj shpërndarjes së produkteve tregtare, transmeton Anadolu.
Türk bëri një deklaratë me shkrim lidhur me rrezikun e urisë që përjetohet në Gazën e cila ndodhet nën sulmet intensive izraelite. “Duhet të parandalohet uria që po afrohet në Gaza”, tha Türk i cili shtoi se paralajmërimet që OKB-ja ka bërë lidhur me këtë kohët e fundit nuk janë marrë në konsideratë.
“Kjo katastrofë është krijuar nga njeriu dhe është plotësisht e parandalueshme. Vdekjet nga uria dhe mungesa ushqimore në Gaza mund përjetohet për shkak të kufizimeve gjithëpërfshirëse të Izraelit ndaj hyrjes dhe shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe produkteve tregtare”, deklaroi Türk.
Ai tërhoqi vëmendjen se krahas zhvendosjes së shumicës së popullatës, shkak për këtë situatë është edhe shkatërrimi i infrastrukturës së rëndësishme civile dhe se “ligji dhe rregulli” kanë rënë për shkak se njerëzit kanë mbetur të pashpresë gjithnjë e më shumë përballë urisë.
“Bllokada që Izraeli ka vazhduar ndaj Gazës për 16 vite krijoi ndikim serioz mbi të drejtat e njeriut të popullsisë civile, ka shkatërruar ekonominë lokale dhe ka shkaktuar varësi nga ndihma. Përmasat e kufizimeve të vazhdueshme të Izraelit për hyrjen e ndihmave në Gaza dhe mënyra e vazhdimit të sulmeve të tij, vjen në kuptimin e përdorimit ‘të urisë si një metodë lute’ e cila është krim lute”, tha Türk.
Duke vënë në dukje se Izraeli, si “fuqia pushtuese”, ka detyrimin të ofrojë ushqim dhe kujdes mjekësor të përshtatshëm për nevojat e njerëzve, si dhe të lehtësojë punën e organizatave të ndihmës humanitare, Türk nënvizoi se Izraeli duhet të lejojë popullin që të ketë qasje në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze në këtë ndihmë.
Türk përsëriti thirrjen për sigurimin e menjëhershëm të armëpushimit në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite në Gaza.