OKB: Qasja për 3 në çdo 4 misione të ndihmës në veri të Gazës u pengua nga forcat izraelite

Në një postim nga platforma e medias sociale X e zyrës së OCHA-s theksohet se në dy javët e para të vitit 2024 u pengua zgjerimi i operacioneve të ndihmës humanitare drejt Gazës për të cilën ka nevojë në nivel kritik

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se qasja për tre në çdo katër misione të ndihmës që shkonin për në veri të Gazës u penguan nga forcat izraelite, transmeton Anadolu.

Në një postim nga platforma e medias sociale X e zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA) theksohet se në dy javët e para të vitit 2024 u pengua zgjerimi i operacioneve të ndihmës humanitare drejt Gazës për të cilën ka nevojë në nivel kritik.

“Qasja për tre në çdo katër misione të ndihmës që shkonin për në veri të Gazës u pengua nga forcat izraelite”, theksoi OCHA.

Kategoritë
BotaLajme